Ballina Bota Hezbollahu: Jemi gati për një ofensivë tokësore nga Izraeli

Hezbollahu: Jemi gati për një ofensivë tokësore nga Izraeli

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Naim Qassem, ka deklaruar se Hezbollahu është gati për një ofensivë tokësore izraelite dhe do të vazhdojë luftën kundër Izraelit.

Zëvendës shefi i Hezbollahut thotë se grupi po vazhdon operacionet e tij duke i përshkruar sulmet e deri tanishme si “minimumi”.

Ai ka shtuar se  beteja mund të jetë e gjatë duke bërë thirrje për më shumë durim.

Qassem tha se Hezbollahu do të vazhdojë të luftojë, duke thënë se të gjithë janë në terren, pavarësisht humbjes së disa liderëve dhe sulmeve agresive kundër të gjithë civilëve në Liban.

“Ne do të jemi të palëkundur. Do të vazhdojmë rezistencën islame. Ne do të vazhdojmë të përballemi me armikun izraelit në mbështetje të Palestinës dhe Gazës dhe në mbrojtje të popullit tonë libanez”, tha ai.