Ndërtesa historike e Parlamentit në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, është prekur nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur në Evropë.
Në pamjet e shpërndara në mediat sociale, shihet se lumi Danub që kalon nëpër Budapest ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur hyrjen e ndërtesës historike të Parlamentit hungarez.
Shkalla e prurjes së lumit Danub i cili ka vërshuar si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, pritet të arrijë nesër në nivelin më të lartë. Lumi Danub ka vërshuar si pasojë e reshjeve intensive që janë efektive edhe në kryeqytetin e Sllovakisë, Bratislavë.
Ndërsa në përmbytjen që ndodhi si pasojë e vërshimit të lumit Nysa Klodzka në jug të Polonisë, forcat e sigurisë kanë evakuuar qytetarët në qytezën Lewin Brzeski.
Përpjekjet e kërkim-shpëtimit dhe evakuimit vazhdojnë në Austri dhe Çeki, ku përmbytjet vazhdojnw.
Numri i viktimave nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur në Rumani, Çeki, Poloni, Austri, Hungari, Sllovaki dhe Itali është rritur në 23.