Teksa pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025 jo vetem maxhoranca por edhe Partia Demokratike ka nisur fushatën zgjedhore.
Nisur nga situata aktuale politike ne vend PD ka lajmëruar se do ketë protesta të vazhdueshme, por se nuk është dhënë një datë për këtë. Mesoher se opozita ka si kërkesë kryesore qeverinë teknike, pa Ramën kryeministër.
Sali Berisha ka thënë se do ketë protesta të pandalshme. Nuk ka një datë, sepse do iu lihet kohë drejtuesve politikë që të njohin më mirë strukturat dhe të afrojnë elementët, që kanë ikur nga partia.
PD do kërkojë qeveri teknike, pa Ramën kryeministër, duke qenë se akuzat kryesore të opozitës janë se PS përdor shtetin dhe grupet kriminale për të mos votuar opozitën. Së paku kështu pretendojnë opozitarët.