Ballina Bota  Itali- 2 shqiptar të plagosur rëndë ndersa qellohen me bresheri plumbash Ja...

 Itali- 2 shqiptar të plagosur rëndë ndersa qellohen me bresheri plumbash Ja si ndodhi atentati

Dy shqiptarë kanë mbetur të plagosur rëndë pasditen e së premtes, pasi ranë në një pritë, ndërsa automjeti i tyre u qëllua me breshëri armësh.

Skena që ndodhi në via Como, Turante, është e ngjashme me ato të perëndimit të egër, ndërsa të plagosurit janë identifikuar si Indrit Lleshaj 44 vjeç, banues në Paderno Dugnano dhe Artan Lazar, 42 vjeç, banues në Cormano.

Ata po udhëtonin me makinë, teksa nga pas iu vu në ndjekje një tjetër mjet, nga ku u hap zjarr me breshëri. Si pasojë e të shtënave mbetën të plagosur dy shqiptarët, që ndodhen në spital në gjendje të rënduar shëndetësore.