Ballina Shqiperia ime Ngjarjet ne Qarkun Fier ne 24 ore, njoftim i policise

Ngjarjet ne Qarkun Fier ne 24 ore, njoftim i policise

DVP Fier

Sektori për Hetimin e Narkotikëve arrestoi shtetasin E. A., 38 vjeç, banues në fshatin Kosovë e Vogël, Lushnjë, pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë. 

Policia Rrugore arrestoi shtetasin A. J., 51 vjeç, banues në Patos, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. 

Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi shtetasin A. M., 32 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. 

Gjithashtu referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit F. Y., 69 vjeç dhe A. Y., 43 vjeç (babai dhe i biri), të dy banues në Lushnjë, pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushte një shtetas.