Pamje shokuese janë postuar në rrjetet sociale, ku ushtarët izraelitë shihen të hedhin trupat e palestinezëve të vrarë nga çatitë e disa ndërtesave.
Këto pamje janë komentuar nga zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, i cili i quajti si “thellësisht shqetësuese”, duke shtuar se SHBA ishte në pritje të rezultateve të një hetimi nga IDF në lidhje me ngjarjen. “Ne kontaktuam menjëherë homologët tanë izraelitë për këtë dhe u kërkuam atyre për më shumë detaje. Presim që hetimi të kryhet në mënyrë të plotë dhe transparente”, shtoi më tej Kirby.