Ballina Aktualitet Rama ndryshime në kabinet, 5emra te rinj që i shtohen qeverisë

Rama ndryshime në kabinet, 5emra te rinj që i shtohen qeverisë

Kryeministri Edi Rama ka bërë disa ndryshime të reja në kabinet, ku janë emëruar 5 zëvendësministra të rinj.

Nga detyra janë dy zv/ministret e Turizmit Vilma Bello dhe Almira Xhembulla. Në vend të tyre janë emëruar Ilva Gjuzi zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit dhe Sofjan Jaupaj.

Jaupaj mbante më herët detyrën , “Drejtor për Çështjet Ekonomike dhe Shërbimet Mbështetëse te Ministria e Turizmit”. Po ashtu ndryshime janë bërë edhe në Ministrinë e  Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ku është larguar nga posti i zv. ministri Endrit Yzeiraj, duke u emëruar si zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Në postin e Zëvendësministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit është emëruar Blerta Rama. Në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme është emëruar edhe Silda Çepe (Anagnosti). Dy emërimet e reja në Ministrinë e Jashtme zëvendësojnë Besar Kadinë dhe Artemis Malon të cilët janë emëruar më herët ambasadorë njëri në Azerbajxhan dhe tjetra në Kanada.

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 18 shtator 2024:
V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:
Znj. Blerta Rama emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M PËR LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Endrit Yzeiraj, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Ilva Gjuzi emërohet zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Silda Çepe emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA