Ballina Bota Dhunoi policin grek së bashku me 3 persona të tjerë, arrestohet 42-vjeçari...

Dhunoi policin grek së bashku me 3 persona të tjerë, arrestohet 42-vjeçari shqiptar

Policia ka arrestuar një 42-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet se ka dhunuar një efektiv grek në Rodos. 

Efektivi grek ka denoncuar në polici se është sulmuar nga shqiptari dhe 3 të huaj të tjerë. Polici i dhunuar punon në  shërbimin e sigurisë së Rodosit. 
Sipas denoncimit, autorët e kanë goditur policin në kokë, gjoks dhe bark, duke i shkaktuar lëndime. 

Gjatë kontrollit të makinës së 42-vjeçarit shqiptar u gjet dhe sekuestrua një thikë