Kryeministri i vendit dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar këtë të martë një takim me drejtuesit politikë dhe kryebashkiakët socialistë.
ky takim ka nisur në orën 14:00 dhe tashme ka perfunduar. Diskutimet janë fokusuar në disa pika, ku vëmendje të veçantë kanë marrë bashkëpunimi i drejtuesve të qarqeve me kryebashkiakët, dhe gjithashtu vota e emigrantëve.
Fokusi i takimi është në dy drejtime, së pari drejtuesit e qarqeve duhet të kenë një bashkëpunim me kryebashkiakët dhe fokusi tjetër ishte tek vota e emigrantëve. Socialistët po i japin një peshë shumë të madhe sa i përket zgjedhjeve të pranverës. Tryeza e përbashkët për të koordinuar punën për zgjedhjet.
Drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në 12 qarqe të vendit:
Tiranë- Elisa Spiropali, Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu
Durrës- Emirjana Sako
Shkodër- Benet Beci
Lezhë- Ulsi Manja
Kukës- Pandeli Majko
Dibër- Blendi Gonxhe
Elbasan- Arbian Mazniku
Fier- Belinda Balluku
Korçë- Niko Peleshi
Gjirokastër- Mirela Kumbaro
Berat- Ervin Demo
Vlorë- Bledi Cuçi
Drejtues politik për Diasporën- Taulant Balla