Ryan Routh, i dyshuari për atentatin ndaj Donald Trump, ka dalë para gjykatës.
58-vjeçari nuk tregoi asnjë shenjë emocioni teksa u shoqërua i prangosur në gjykatën në West Palm Beach, Florida.Ndaj tij rëndon akuza për krime federale me armë.
Gjithashtu akuzohet për posedim të një arme zjarri, pavarësisht se ishte një kriminel i dënuar dhe posedonte një armë zjarri me një numër serial të fshirë.
Akuza shtesë dhe më të rënda janë të mundshme ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë.
Kujtojmë se Routh u identifikua si autori i dyshuar për tentativë vrasjeje, teksa Trump luante golf në fushën e tij në Florida.
Sherifi i Qarkut Palm Beach, Ric Bradshaw u tha gazetarëve se një agjent i Shërbimit Sekret, i cili po patrullonte zonën përpara Trump, vuri re një tytë pushke që dilte nga një gardh rrethues.