Ish-presidenti i SHBA-së dhe njëkohësisht kandidati për president në zgjedhjet e ardhshme, Donald Trump ka reaguar sërish pas atentatit të dytë të dështuar ndaj tij, të ndodhur ditën e djeshme në Florida.
Në një reagim në rrjetin social “Truth”, Trump ka falënderuar të gjithë mbështetësit e tij dhe veçanërisht Shërbimin Sekret amerikan për gatishmërinë. Ai shprehet se është krenar që është amerikan duke theksuar se puna e përkushtuar e forcave të urdhërit, e ruajti figurën e tij si Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Nga ana tjetër Trump është shprehur se sipas tij “ai që konsiderohet popullor dhe është i dashur nga masat do të qëllohet nga kriminelët”. Ai e mbyll mesazhin duke iu drejtuar ndjekësve se “nuk do të lejojmë që bastardët të na rrëzojnë”.
Unë do të doja t’iu falënderoja të gjithëve për shqetësimin dhe urimet tuaja. Sigurisht që ka qenë një ditë interesante, mbi të gjitha, dua të falënderoj Shërbimin Sekret të Shteteve të Bashkuara, Sherif Ric Bradshaw dhe zyrën e tij të patriotëve të guximshëm dhe të përkushtuar.
Falënderoj Forcat e Urdhrit për punën e pabesueshme që bëtë sot në Trump International për të më mbajtur mua, si President i 45-të i Shteteve të Bashkuara dhe kandidati republikan në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Puna që bëtë ishte absolutisht e jashtëzakonshme dhe jam krenar që jam amerikan!
Nëse je popullor, do të të qëllojnë, le të mos e lëmë të na rrëzojë. Kur je popullor, kriminelët në fakt të qëllojnë… Dhe përpiqen të të godasin nga çdo kënd! Mos lejoni kurrë që ata bastardë t’ju rrëzojnë.”, shkruan Trump.