Një aksident ka ndodhur gjatë Motor Show në Itali, ku një makinë garash humbi kontrollin duke u përplasur me turmën e njerëzve në Piazza San Carlo, Torino.
Për pasojë 15 persona u plagosën, 3 prej tyre janë fëmijë.Në lidhje me ngjarjen reagoi edhe kryetari i bashkisë së Torinos, Stefano Lo Russo, i cili deklaroi se “Na vjen keq shumë për atë që ndodhi dhe shprehim solidaritetin dhe afërsinë tonë me të gjithë të plagosurit, të cilëve u urojmë shërim të shpejtë. Menjëherë kanë ndërhyrë forcat e urgjencës për të ofruar ndihmën e nevojshme, ndërkohë që policia lokale ka nisur hetimet për rastin dhe përgjegjësitë e drejtuesit të mjetit”.