Ballina Shqiperia ime Vrasje ne FIER/ Policia konfirmon vrasjen e 2 personave, arrestohet autori/ EMRI

Vrasje ne FIER/ Policia konfirmon vrasjen e 2 personave, arrestohet autori/ EMRI

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Roskovec të Fierit.Burime thanë se, të shtënat me armë zjarrin janë dëgjuar në fshatin Kurjan, ku dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë, ndërsa raportohet se ata kanë humbur jetën gjatë transportimit në spital.

Burime bëjnë të ditur se autori Altin Kuka, është vënë në pranga nga uniformat blu. Po ashtu, i është kapur edhe arma e zjarrit.

Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, dyshohet se shtetasi A. K., 49 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K.
Shtetasi A. K. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.