Ballina Arsimi 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës,...

28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës, Rama mesazh urimi

Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësuesit në ditën e parë të shkollës.

Rama ka uruar veçanërisht 28 mijë nxënësit që ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

“MIRËMËNGJES 😊

dhe me urimin për të gjithë nxënësit, veçanërisht për ata që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës, mësuesit e prindërit e Shqipërisë, për një vit të mbarë shkollor, ju uroj një javë të bukur”, shkruan Rama.