Edi Rama: Shqipëria po bëhet dhe PS 2030 do të jetë skuadra e atyre që po e bëjnë Shqipërinë. Të dashur shokë dhe shoqe. Disa thonë që ne fitojmë sepse përdorim pushtetin për të marrë votat, madje thonë që ne i blejmë votat. Disa thonë që ne kemi fituar se nuk kemi pasur alternativë, madje thonë që ofrojnë ata alternativa të reja. Disa thonë që fitojmë se Shqipëria është diktaturë dhe ndërkombëtaret mbyllin sytë, ngaqë Amerika na do për kukullat e saj, ngaqë Evropa nuk na do e për budallallëqe të tjera si këto.
Të gjithë këto bashkohen në rrugë të ndryshme, ngaqë në Shqipëri nuk ka zgjedhje dhe i fitojmë gjithmonë ne. Ne fitojmë dhe do të fitojmë përsëri . Kundërshtarët tanë të vjetër a të rinj, vetëm do humbin përsëri. Ja fjala vjen, ata zgjohen më vonë sesa ne dhe flenë më herët sesa ne. Flasin më shumë nga ne dhe për çdo gjë që flasin, dinë shumë më pak nga ne. Tërë ditën e perëndisë merren me ne, kush mund të helmojë më shumë popullin dhe nuk bëjnë përpjekje të mbjellin besim në popull.
Për kundërshtarët tanë, që nuk kanë asnjë ide, asnjë skuadër të denjë për të menaxhuar një skuadër lavazhesh, e jo më Shqipërinë, duke shfrytëzuar pa asnjë skrupull kanal e mjet disofrimiu, është i vetmi kanal i mbetur. Ne dimë, duam dhe po e bëjmë Shqipërinë. Ata bëjnë vetëm shterosjen e çfarë do gjëje që ne bëjmë që ka të bëjë me ne, përfshirë dhe librin e shtëpive tona.
Unë jam gjithnjë i pakënaqur me punët e mira që ne bëjmë. Ata janë gjithnjë të kënaqur me fjalët e zeza që ne bëjmë. Dua që gjithnjë të shikojmë se sa shumë janë punët që duhet të bëjmë. Ata janë të lumtur edhe kur i vënë zjarrin parlamentit, sepse ajo është puna më e madhe që dinë të bëjnë. Aq më keq për ta, por s’mund të them aq më mirë për ne. Për të vendosur flamurin kombëtar në radhët e flamujve të shteteve anëtare të BE-së. Nuk janë alternativa sfiduese, por bataljone të njerëzve të dëshpëruar, hedhin shqelma si ato turma të tifozëve pa kokë, që dalin të dehur nga stadiumi pas një humbje.
Deri më sot ja kemi dalë përgjithësisht ta ndalim këtë rrezik në nivele të larta dhe të kemi një kapacitet e të kritik ndaj mangësive, gabimeve apo gafave tona. Prandaj dhe kemi fituar 9 herë me radhë. Kur s’ia kemi dalë, kemi marrë një kosto jo të vogël, në ndonjë rast dhe kosto të madhe. Por njerëzit nuk kanë hequr besimin për t’i udhëhequr, sepse jo vetëm kanë parë që ne kemi ndejtur jo sy mbyllur. Por kemi kërkuar dhe falje, duke korrigjuar sa kemi mundur.