Rikthehen atentatet me armë në Shkodër. Paraditen e kësaj të shtune qyteti u trondit nga një sulm i armatosur në një zonë tejet të populluar.
Mësohet se një makinë model “Range Rover” me targe AB230EO, në pronësi të shtetasit Sokol Kajoshi, ndërsa në momentin e ngjarjes atë e ka pasur në përdorim Arjan Kajoshi, i cili është qëlluar në Shkodër në lagjen Rus prane tregut.
Nga raportimet e para mësohet se nuk të lënduar nga ky sulm.
Momentalisht nuk dihet identiteti i autorëve dhe motivet janë ende të panjohura. Më shumë detaje janë përcjellë në vijim nga policia.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 12:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti “Land Rover” në lëvizje, në pronësi të shtetasit S.K.
Nga të shtënat nuk ka përsona të lënduar. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, dhe dokumentimin ligjor të rastit.