Pas dy vitesh në drejtimin e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka dorëzuar dorëheqjen e tij në Ministrinë e Brendshme.
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha pas doreheqjes se tij , do të thërrasë nesër në orën 10:00 një mbledhje të rëndësishme.
Në këtë mbledhje do të marrin pjesë të gjithë drejtorët e policisë së qarqeve, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, si dhe drejtuesit e departamenteve të ndryshme
Pritet që diskutimet e mbledhjes do të përqendrohen në procedurat për emërimin e kreut të ri të Policisë së Shtetit dhe në planifikimin e hapave të ardhshëm për këtë proces.