Prokurorja e Tiranës, Ornela Rrumbullaku u shkarkua sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.Vendimi për të u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Alma Faskajn dhe anëtare Xhensila Pinen.
Prokurorja u pa të përlotej në përfundim të seancës në KPK, teksa të njëjtin fat me të pati edhe prokurori Dashnor Nure.
në shkallën e parë, pra në KPK, presin për t’ju nënshtruar rivlersimit edhe 20 gjyqtarë e prokurorë. Ndërkohë që mandati i vettingut të shkallës së parë përfundon më dhjetor 2024.
Gjatë seancës dëgjimore të hënën, Rrumbullaku dha shpjegime për bilancet negative në vlera të mëdha të konstatuara në burimin e krijimit të aksioneve të bashkëshortit në disa shoqëri private.
Ajo i kundërshtoi gjetjet e KPK-së, duke pretenduar se bashkëshorti nuk i kishte investuar ato para, por ishte dakordësuar me ortakët që të kontribuonte me konsulencë juridike.