Plagosen me armë zjarri dy persona në “Don Bosko” në Tiranë, në një atentat të mirëorganizuar, por të dështuar.
Është gjendur e djegur makina e autorit të plagosjes të dy personave në Don Bosko në Tiranë.
Kujtojmë se autori, i veshur me kapele, ka qëlluar me armë zjarri dy personat dhe më pas është larguar me automjet.
Të plagosur mbetën Kastriot Elezi dhe Ronaldo Metushi. Elezi është plagosur në kraharor dhe krah, kurse 22-vjeçari është plagosur në këmbë, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Dyshohet se shënjestër në këtë atentat ka qenë Kastriot Elezi. Mesohet se 45-vjeçari Elezi rezulton se ka qenë i dënuar për pjesëmarrje në grup kriminal në Itali.
Elezi ka kryer dy vite burg dhe para disa kohësh është kthyer në Shqipëri.