Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, në rrugën “Siri Kodra”, ku ka mbetur i vdekur një 56-vje֛çar.Sipas informacioneve të para, dyshohet se duke riparuar tamburet e makinës me gurë fresibël, aksidentalisht, ai është prerë në kokë. Si pasojë e plagëve të marra 56-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.