Ballina Aktualitet Rama, mesazh mjekëve

Rama, mesazh mjekëve

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ishin pjesë në hapjen e spitalit ditor brenda Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, e cila do të jetë një strukturë, që do të ofrojë shërbimin shëndetësor për 65 mijë pacientë me sëmundje kronike, por edhe të tjerë që do të kenë nevojë për terapi dhe një monitorim të vazhdueshëm nga mjekët.

Gjatë këtij takimi kryeministri Edi Rama nuk kurseu mjekët pas skandalit të fundit tek Onkologjiku.

Rama u shpreh se pjesa dërrmuese e mjekëve janë të mirë dhe mjaftojnë pak individë që tallen me normat e etikës dhe edukatës.

Në fund kryeministri iu drejtua me një mesazh mjekëve duke thënë që të njëjtën buzëqeshje që i dhuruan atij sot t’ua dhurojnë dhe pacientëve që shkojnë në spital për të marrë shërbimin.

“Pjesa dërrmuese e mjekëve janë super, mjaftojnë pak individë që tallen me normat e etikës dhe edukatës. Uroj që këtë buzëqeshje mos t’ia kurseni askujt, që hyn këtu për shërbim”, tha Rama