Hezbollah deklaron se ka përfunduar fazën e parë të një sulmi hakmarrës ndaj Izraelit.
Kjo përfshin një sulm masiv me raketa, të cilat vijnë si kundërpërgjigje ndaj vrasjes së komandantit Fuad Shukr në fund të korrikut.
Grupi libanez tha në një deklaratë të dielën se gjuajti më shumë se 320 raketa Katyusha në 11 baza dhe kazerma ushtarake izraelite, duke përfshirë bazën Meron dhe katër vende në Lartësitë e pushtuara të Golanit.
Hezbollahu tha se shënjestroi bazat ushtarake për të “lehtësuar kalimin e dronëve” drejt objektivave thellë brenda Izraelit.