Ballina Shqiperia ime Eva Buzo nuk heq dorë! Prej 24 orësh në det të hapur,...

Eva Buzo nuk heq dorë! Prej 24 orësh në det të hapur, noton nga Italia drejt Vlorës

Eva Buzo sportistja me origjinë shqiptare, me profesion avokate, është rikthyer për të përfunduar sfidën e saj, duke përshkuar me not brigjet nga Italia deri në Vlorë.

Eva ka qëndruar në Vlorë për disa ditë dhe ditën e djeshme, rreth orës 14:00, është nisur për në Itali me gomonen e qendrës së peshkimit në Radhimë, dhe rreth orës 18:00 Eva ka nisur sfidën e lënë në mes vitin e kaluar, për të përshkuar me not nga Lece deri në Vlorë.

Ajo është shoqëruar nga roja bregdetare dhe më pas dy mjetet tip gomone vijojnë ta shoqërojnë për të përfunduar misionin e saj.

Deri në orën 18:00, pra 24 orë udhëtim Eva ka përshkruar rreth 49 mije dhe është afër brigjeve shqiptare. Sipas shoqëruesve të saj, asaj i duhen edhe 8-9 milje për të mbërritur në brigjet e Vlorës dhe mendohet se do të mbërrijë në bregdetin e Dhërmiut në orët e natës, rreth orës 01:00.

Gjendja e saj është e mirë, madje një mjet lundrues tip gomone i ka dërguar akullore, pasi sipas stafit ajo ka nevojë për këtë gjë, pasi kripa e shumtë në trup i kalcifikon fytin