Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Sektori për Hetimin e Narkotikëve arrestoi shtetasit:
-A. P., 52 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa;
-F. Z., 53 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe nga kontrolli i banesës, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Stacioni i Policisë Patos arrestoi shtetasit:
-A. H., 31 vjeç, banues në fshatin Margëlliç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij;
-A. H., 52 vjeç, banues në fshatin Kuqar, pasi në banesën e tij nga shërbimet e Policisë dhe specialistët e OSHEE-së u konstatua një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Policia Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-F. B., 59 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targa;
-Dh. H., 64 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një automjet tjetër. Nga përplasja janë dëmtuar lehtë 2 shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.