Ballina Shqiperia ime Ndezi zjarr në pyllin e fshatit Çërrilë, Mallakastër, ndiqet penalisht 34 vjeçari.

Ndezi zjarr në pyllin e fshatit Çërrilë, Mallakastër, ndiqet penalisht 34 vjeçari.

Mallakastër

Dyshohet se ndezi zjarr në pyllin e fshatit Çërrilë, Mallakastër, procedohet penalisht 34 vjeçari.

Pas njoftimit të ardhur në sallën e komandimit në Komisariatin e Policisë Mallakastër se në pyllin e fshatit Çërrilë, ka rënë zjarr, menjëherë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses kanë shkuar në vend ngjarje ku kanë konstatuar një sipërfaqe toke duke u djegur.

Si pasojë e erës zjarri është përhapur në pyllin e fshatit Çërrilë, duke djegur pemë dhe ullishte dhe ndërhyrja e forcave të Policisë dhe zjarrfikëses vijon punën për shuarjen e vatrave të zjarrit.

Nga veprimet hetimore shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë shoqëruar dhe proceduar penalisht shtetasin S. L., 34 vjeç, banues në fshatin Selitë, Mallakastër pasi dyshohet të jetë autori i vënies së zjarrit.

Po punohet për shuarjen e vatrave të mbetura të zjarrit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.