Policia ka referuar në Prokurori materialet për një 24-vjeçare e cila dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj.
Komisariati i Policisë Vau i Dejës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. J., 24 vjeçe, banuese në fshatin Pistull, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj”, njofton policia.
Gjithashtu, blutë e Shkodrës arrestuan shtetasen E. Gj., 44 vjeçe, pasi dyshohet se ka vjedhur 1 byzylyk në një argjendari në lagjen “Vasil Shanto” dhe 1 palë syze në një dyqan në lagjen “Kongresi i Përmetit”.