Policia njofton se efektivët e Komisariatit numër 2 në Tiranë kanë arrestuar një 15-vjeçar.
I mituri mësohet se ka qëlluar për motive të dobëta dy 17-vjeçarë. Njëri nga të plagosurit ndodhet në spital, ndërsa tjetri ka lënë ambientet spitalore.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan një të mitur 15 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës dy të mitur të moshës 17 vjeç.Njëri prej tyre ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa tjetri pas ndihmës mjekësore është larguar nga spitali”, njoftoi policia.