Ballina Shqiperia ime Plagosën me shishe qelqi në fytyrë 24-vjeçaren në një lokal në Tiranë,...

Plagosën me shishe qelqi në fytyrë 24-vjeçaren në një lokal në Tiranë, kërkohet Antonela Berisha dhe e motra

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e martë në kryeqytet. Me një postim në Instagram, Klea Prenga ka ndarë disa pamje të rënda nga një sulm i papritur teksa ajo po darkonte në një restorant. Prenga thotë se dikush e goditi nga pas dhe i theu gotën në fytyrë. Pas sulmit vajza ka marrë një mesazh në telefon ku thuhej se sulmin e kishte dhuratë nga Mariela Berisha, motra e Antonela Berishës. Dyshohet se sulmi ka ndodhur pasi Prenga ka hyrë në familjen e motrës së Antonelës. Pas ngjarjes policia ka shpallur në kërkim Antonela Berishën dhe motrën e saj.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punojnë për lokalizimin e shtetaseve A. B., 28 vjeçe, dhe M. B., 28 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88/25 i Kodit Penal.

Këty dy shtetase, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në ambientet e një lokali në Tiranë, dyshohet se kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen K. P., 24 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë.