Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga tragjedia e dyfishtë e ndodhur mëngjesin e së martës në fshatin Shalës të Konispolit.
69-vjeçari Hysen Islamaj u konfliktua verbalisht dhe qëlloi disa herë me sëpatë bashkëshorten e tij Shano Islamaj, 66 vjeçe, e cila humbi jetën për shkak të plagëve të marra.
Pas ngjarjes së rëndë, djali Klementin Islamaj ka shkuar në banesë dhe në pjesën e shkallëve është konfliktuar me babanë e tij 69-vjeçar, ku dyshohet se e ka shtyrë nga shkallët, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Sipas dëshmisë së 40-vjeçarit, ai nuk ka dashur ta vrasë të atin.
“Nuk doja ta vrisja, ishte ngjarje aksidentale”, mësohet të këtë thënë para oficerëve 40-vjeçari.
Mësohet se Hysen Islamaj njihej si një njeri problematik dhe se kishte pasur konflikte edhe me banorë të tjerë të fshatit.