Ballina Shqiperia ime Detaje nga ngjarja në Konispol-Trupat e çiftit do iu bëhet ekspertiza në...

Detaje nga ngjarja në Konispol-Trupat e çiftit do iu bëhet ekspertiza në Tiranë

Detaje të reja kanë dalë nga krimi i rëndë që ndodhi në Konispol mëngjesin e së martës. 
Viktimat e ngjarjes së Shalësit në Konispol do t’i nënshtrohen ekspertizës mjeko-ligjore në Tiranë.
Mësohet se pasi janë dërguar si fillim në morgun e spitalit të Sarandës, trupi i Hyso Islamajt, 69 vjeç dhe i Shano Islamajt u transportuan me ambulancë në mjekësinë ligjore në Tiranë. 

Siç raportoi edhe policia, në sherr e sipër 69-vjeçari dyshohet se ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar asaj vdekjen e menjëhershme. Sakaq, pasi u njoftua për krimin e rëndë, djali i tij ka nisur të zihet me të moshuarin dhe më pas e ka hedhur nga shkallët.

69-vjeçari me iniciale H. I., vrau me sëpatë bashkëshorten e tij, Sh. I., 66 vjeçe. Më pas autori është konfliktuar me djalin e tij, shtetasin K. I., rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë nga shkallët e banesës. Si pasojë e dëmtimeve, 69-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

Për ngjarjen e rëndë është arrestuar djali 40-vjeçar me iniciale K.I., teksa po verifikohen motivet e krimit të rëndë.

I dyshuari pas arrestimit po merret në pyetje dhe prokuroria do klasifikojë më tej edhe veprën penale, nëse do ta ngrejë akuzën për vrasje me dashje apo në rrethana aksidentale.

Raportohet se ka qenë mbesa e 40-vjeçarit, ajo që ka marrë në telefon babain e saj dhe i ka thënë se gjyshi vrau gjyshen. E gjithë ngjarja e rëndë ka ndodhur në praninë e vajzës.