Pas ndryshimeve në qeveri, kryeministri Edi Rama u nis me pushime në jug të vendit.
Teksa po pushon në vilën qeveritare në Dhërmi, Rama është parë mbrëmjen e djeshme në vendlindjen e nënës së tij, fshatin Vuno.
Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, Rama ecën zbathur në kalldrëm e më pas ndalon për të pirë kafe në qendër të fshatit. Ndërsa personat e tjerë janë kthyer dhe shohin me habi paraqitjen e kryeministrit.
Kujtojmë se në përditshmëri, qoftë brenda apo jashtë vendit, edhe kur ka takime me liderët botërorë, Rama vesh atlete, apo këpucë speciale, për të cilat ka thënë se i duhen sepse ka probleme me mesin.