Rikthehen pas 13 vitesh “Ethet e Nilit” në Shqipëri. Sipas ISHP deri më tani janë shënuar 3 viktima dhe 17 të infektuar.Ethet e Nilit përhapen nga mushkonjat që ushqehen me gjakun e zogjve. Virusi nuk përhapet nga njeriu te njeriu. Shefja e departamentit të Sëmundjeve Ngjitëse pranë ISHP-së, zonja Silva Bino doli në një njoftim për mediat.
Periudha e inkubacionit për ethet e Nilit Perëndimor varion nga 2 deri në 15 ditë dhe në format më të lehta sëmundja zgjat nga 3 deri në 6 ditë. Rreth 80% e rasteve të transmetuara te njerëzit nuk manifestojnë simptoma. Kur manifestohen simptomat ato janë shumë të ngjashme me gripin:
Format më të rënda të sëmundjes, që kërkojnë trajtim të specializuar, karakterizohen nga simptoma më të rënda, si:
Në përgjithësi, kjo sëmundje është e shërueshme, megjithatë, për rreth 1% të pacientëve, mund të degjenerojë në meningjit ose encefalit, sidomos te personat e moshuar ose me imunitet të dobët.