Zjarri djeg një banesë në fshatin Delisufaj njësia administrative Allkaj.
Banesa në momentin e zjarrit nuk ka pasur njeri brenda.Nga zjarri ka rrezikuar të digjen edhe banesat prane saj.
Zjarrfikësit kanë ndërhyrë dhe kanë shuar në kohë flakët.
Në vendngjarje edhe policia e Lushnjes.
Banorët dhe fqinjët kërkuan ndihmën e zjarrfikësve për situatën e vështirë.
Në banesë është djegur gjithçka ndërsa nuk u lejua të precipitonte situata më gjerë.
Sipas zjarrfikësve të Lushnjes dyshohet se shkaku i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike.