Në jo pak raste këto 11 vitet e fundit Edi Rama ka shfytëzuar kongresin e partisë për ndryshime në qeveri.Por ende nuk dihet asgjë për planin e Ramës për të dileën e 28 korrikut.
Kongresi Zgjedhor i shtyrë 2 herë pritet të nisë në orën 11 në pallatin e Kongreseve ndërsa Partia Socialiste nuk ka bërë asnjë njofim.
Dy janë çështjet më me interes që priten nga ky kongres, nëse do të ketë ndryshime në qeveri dhe nësë kryesocialisti do të tregojë emrin e pasuesit të Lindita Nikollës në krye të parlamentit pas dorëheqjes së saj të befsishme mbrëmjen e së enjtes.
Kongresi do të zgjedhë edhe Asamblenë e Re e cila përbehet nga 350 anëtarë, por që do të zgjidhen vetëm rreth 150 prej tyre pasi tjetër është ex-officio për shkak të detyre.
Gjatë kongresit burimet jo zyrtare thanë se do të ketë 3 panele ku do të diskutohen Mirëqeverisja, antikorrupsioni dhe turizmi.
Kryeministroi Edi Rama pritet të mbajë fjalën e tij të gjatë pas këtyre paneleve.