Kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike, e cila pritet të nisë për pak minuta në Paris.
I shoqëruar nga bashkëshortja, Linda Rama, ai u prit nga presidenti i Francës, Emanuel Macron dhe zonja e tij.
“Pritja e presidentit të Francës, Emanuel Macron, për liderët e shteteve pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike Paris 2024, ka shkruar Rama krahas videos ku shfaqen momentet nga pritja në Paris.