Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në zonën e Thumanës, teksa raportohet se për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.
Mësohet se të dy të plagosurit, të cilët janë edhe fqinj kanë qëlluar drejt njëri-tjetrit, ndërsa janë jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se mes tyre ka një konflikt pronësie, i cili ka përshkallëzuar deri në përdorimin e armëve.