Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Mat. Një 75-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e djegies nga flakët. Ngjarja ndodhi në Zenisht të Matit.
Mësohet se i moshuari i vuri zjarrin tokës, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe ai u dogj edhe vetë.
Ndonëse 75-vjeçari u dërgua me urgjencë në spitalin e Burrelit dhe më pas në Tiranë, ai nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.