Objektiv i atentatit ku mbetën të vrarë 3 persona në një lokal në Memaliaj ishte Shyqyri Kalemi, babai i Andrea Kalemit, i njohur si ‘Tiku Kalemi’.
Jane zbardhur detaje lidhur me ekzekutimin e 3 personave, Shyqyri Kalemit, Marsel Çelës dhe Bledar Mukës, ndërsa i plagosur ka mbetur Artur Kalemi, vëllai i Shyqyriut, dhe xhaxhai i Tiku Kalemit.
Mesohet se dy viktimat Marsel Çela dhe Bledar Muka janë përkatësisht kamarieri dhe klienti, në lokalin ku u qëllua me breshëri armësh.
Pak orë pas ngjarjes, policia ka gjetur duke u djegur në zonën e Mallakastrës një automjet tip BMW.
viktima Shyqyri Kalemi ishte ulur në një tavolinë me vëllain e tij, Artur Kalemi, kur është qëlluar me breshëri. Si pasojë e të shtënave kanë humbur jetën edhe dy personat e tjerë.
Gazetari Çelmeta, referuar burimeve policore, nisur edhe nga një rindërtim i ngjarjes, bën të ditur se pranë tavolinës ku ndodheshin vëllezërit Kalemi ishte Muka, ndërsa viktima tjetër ishte brenda lokalit, ku edhe e e kanë kapur plumbat e qëlluar me breshëri.