Afrim Shaqiri 39 vjeç, i burgosur në burgun e Fushë Krujës ka ndërruar jetë pak më parë.
I burgosuri është dërguar pa shenja jete nga IEVP Fushë Krujë në qendrën shëndetësore të këtij qyteti.
Nuk dihet shkaku i vdekjes, por paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale. Viktima trajtohej me metadon, pasi ka qenë përdorues narkotikësh.