Ballina Shqiperia ime Vrau 14 vite më parë në Greqi shqiptarin arrestohet autori

Vrau 14 vite më parë në Greqi shqiptarin arrestohet autori

Një vrasje e ndodhur 14 vite më parë në qytetin e Kardhicës në Greqi, ka sjellë arrestimin e një personi nga Tepelena, i cili quhet Dritan Haxha, por në Shqipëri njihet ndryshe me nofkën “Thano”.

Prangosja e tij, është kryer dy ditë më parë, pasi gjykata e Tiranës miratoi masën e sigurisë “arrest në burg”, të kërkuar nga një prokuror i kryeqytetit.

43-vjeçari është skeduar nga policia kriminale si person që merej me kultifimin dhe tregtinë e drogës, për 14 vite me rradhë asnjëherë emri i tij nuk ka dalë në skenë për vrasjen e shqiptarit, Andon Veshaj.

vrasja ka ndodhur në muajin Maj 2010 në Greqi, ku motiv ka qenë grabitja e Andon Veshaj, të cilin kanë arritur ti marin tre çeqe me vlerë financiare 50 mijë euro secili.

Për këtë krim të rëndë në Greqi, në vitin 2010 është identifikuar dhe arrestuar Besim Besimaj, bashkëpuntori i Dritan Hoxhës, i cili tashmë është dënuar dhe vuan dënimin me burgim të përjetshëm tek burgu i Patras, për akuzën e vrasjes së Andon Veshaj, grabitje me armë, vjedhje me dhunë, Trafik të lëndëve narkotike.

Ndërkohë për Dritan Hoxhën alias “Thano”, në vitin 2014 Gjykata e Larisës kishte lëshuar një urdhër-arresti me masë sigurimi “arrest në burg”. Nxjerja me ngjyrë të kuqe e të dhënave për Dritan Hoxhën është bërë dhe në Zyrën Qëndrore të Interpolit, por ai nuk është mundur të arrestohet.

Por të vënë në dijeni për identifikimin e “Thanos”, në 2 Tetor 2017 në policinë e Gjirokastrës është paraqitur dhe ka bërë kallëzim Skënder Veshaj, i cili është xhaxhai i viktimës Andon Veshaj.

Ai i ka treguar policisë, se në 17 maj 2010 në qytetin e Karaditas, që ndodhet në krahinën e Larisës në Greqi, është gjetur i pajetë në automjetin e tij Andon Veshaj, të cilin e ka nip (djali i vëllait).

Sipas xhaxhait, Veshaj ndodhej në Greqi si emigrant ekonomik që prej vitit 1991.
Në kallëzimin e tij Skënder Veshaj, ka shpjeguar se në orët e para të mëngjesit të 17 majit 2010, viktima Andon ka qenë në një kafene të qytetit të Kardhicës, qytet në të cilin jetonte së bashku me familjen.

Pasi ka dalë nga kafeneja gjatë rrugës për në banesën e tij ai është ndaluar nga Besim Besimaj, i cili është nga rrethi i Vlorës dhe Dritan Hoxha, i cili është nga fshati Levan i Tepelenës.

Të dy këta persona kanë ushtruar dhunë fizike ndaj Andon Veshaj duke e goditur me këmbë e duar në pjesë të ndryshme të trupit, ku qëllimi ka qënë grabitja e çeçeve, të cilat ja kishte parë Dritan Hoxha, kur ndodhej në lokalin e natës.

Si pasojë e dhunës së ushtruar Andon Veshaj, ka marrë plagë të rënda në kokë dhe pjesë të tjera të trupit. Si pasojë e godtitjeve të kryera nga këta persona, Veshaj ka humbur jetën.

Pas kryerjes së këtyre veprimeve Besim Besimaj dhe Dritan Hoxha e kanë futur viktimën Andon në mjetin e tij dhe e kanë lëvizur mjetin në një vend të pabanuar me qëllim fshehjen e krimit.

Ndërkohë në një ditë më pas në 18 Maj 2010 automjeti është gjetur nga kalimtarë të rastit dhe brenda tij është gjetur dhe viktima Andon Veshaj.