Ballina Bota Shkatërrohet organizata kriminale e gjobëvënieve në Greqi, shqiptarë mes të arrestuarve

Shkatërrohet organizata kriminale e gjobëvënieve në Greqi, shqiptarë mes të arrestuarve

Policia greke ka shkatërruar një organizate kriminale, anëtarët e së cilës vendosnin gjoba nëpër lokale, kryenin shpërthime, zjarrvënie, dëmtime trupore, falsifikime, vjedhje e trafik droge. Anëtarët e saj ishin aktivë në zona të ndryshme të Athinës, duke u siguruar “mbrojtje” lokaleve dhe duke zhvatur shuma të ndryshme parash nga pronarët e tyre në baza javore apo mujore.

Gjithashtu, u konstatua se anëtarët e organizatës kriminale ishte përvec sigurisë së lokaleve edhe ndërhyrja në çdo incident që mund të ndodhte mes klientëve, por dhe ndërmjetësimi në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve personale ose të tjera ndërmjet personave me anë të kërcënimit ose përdorimit të dhunës në emër të “Shefit” të tyre.

Për të zbërthyer organizatën kriminale, në orët e mëngjesit të datës 14 korrik 2024 u krye një operacion i koordinuar policor, gjatë të cilit u arrestuan 17 persona, nga të cilët 3 tashmë janë të paraburgosur.

Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë, janë zbardhur 78 gjobvënie ndaj lokaleve, 5 zjarrvënie, nga të cilat 1 në një automjet, 1 shpërthim në karburant dhe 1 në një shtëpi si dhe 1 rast lëndimi trupor, ndërsa gjatë hetimeve të kryera ndër të tjera u gjet arsenal armësh, sasi lënde narkotike dhe shuma të mëdha parash.

Ajo që vihet re në mënyrë alarmante si karakteristikë e tyre e veçantë është pjesëmarrja rast pas rasti e anëtarëve të organizatës kriminale në incidente mes tifozëve të një ekipi futbolli, si ato që ndodhën të shtunën e kaluar jashtë stadiumit në “Leoforos Aleksandras”, qoftë në këmbim të disa përfitimeve, ose për sovranitetin, ose për t’u shkaktuar “dëm” anëtarëve të një organizate tjetër kriminale, e cila mori pjesë në incidentet specifike të grupit.

Sipas policisë greke, bazuar në të gjithë sferën e veprimtarisë kriminale të kësaj organizate, bëhet e qartë se anëtarët e saj në mënyrë konsekuente dhe me vendosmëri synonin të zëvendësonin rolin shoqëror dhe detyrat zyrtare të Policisë greke, me një synim dhe qëllim të dukshëm, që palët e vëna nën shantazh t’i referoheshin organizatës kriminale “për zgjidhjen e çdo çështjeje” dhe jo policisë greke.

Policia greke, mes 17 personave, ka vënë në pranga edhe shtetasin shqiptar Xhorxhi Gjoka 43 vjec, ndërsa u ka komunikuar urdhër arrestin në burg shqiptarëve Evis Shyti 40 vjec, Geni Cato 37 vjec nga Përmeti dhe Marsel Stafaj 36 vjec nga Tirana. Shyti dhe Cato rezultojnë të arrestuar në prill të këtij viti si autorë të vendosjes së një sasie eksplozivi në rrugën “Skylitsi” në Pire në 8 mars të këtij viti. Prej arrestimit, Shyti ndodhet i paraburgosur në Trikalla ndërsa Cato në Nafplio. Ndërkohë Marsel Stafaj, i njohur si “Majk” rezulton i arrestuar në maj të këtij viti pas kapjes së një ngarkese prej 210 kg kokainë të ardhur nga Panamaja në Pire. Bashkë me të atëherë u arrestuan edhe dy shqiptarë të tjerë.

https://youtube.com/watch?v=sjegBIN6AAw%3Ffeature%3Doembed
https://youtube.com/watch?v=yQrzyu_9cUY%3Ffeature%3Doembed

Gjatë kontrollit të banesës së Xhorxhi Gjokës, u sekuestruan 240 euro, 3 celularë, 1 shkop metalik si dhe 1 automjet “Seat” dhe një motorr “Honda Varadero”. Shqiptarët e arrestuan rezultojnë pjesëmarrës në disa prej episodeve të zbuluara nga policia greke.

Greqi2
Evis Shyti1
Geni Cato

Profili i errët, kush janë shqiptarët me një “barrë” precedentësh penalë

  1. Evis Shyti 40 vjec, ka qenë shoqëruës i parë i kumbarit të natës Manolis Karagiannis, i vrarë më 27/6/2018, në orën 10 në mëngjes, në P. Faliro. Karagiannis, i cili pati një armiqësi të ashpër me “Kumbarin e Kumbarëve” Vassilis Stefanakos, konsiderohet nga autoritetet si krimineli famëkeq që qëndron pas vrasjes së oficerit në pension të forcave speciale EKAM, Spyros Papachristou. Shyti përdor gjashtë emra të ndryshëm si Evis, Ervis, Kostas, Konstantinos, Kristo dhe Ilia si dhe mbiemrat Shyti, Rushiti, Boukouvalas dhe Prifti. Evis Shyti përdor një pasaportë me gjeneralitetet Kristo Prifti i datëlindjes 05.06.1984, e cila në fakt rezulton e falsifikuar dhe i përket një vajze shqiptare të mitur të datëlindjes 2017. Evis Shyti rezulton i arrestuar në 2007 për shkelje të ligjit “Për automjetet e pasiguruara”, në 2011 është akuzuar për “organizatë kriminale”, “vrasje”, “tentativë vrasje”, “zhvatje”, “grabitje”, “tentativë mashtrimi”, “pastrim i produkteve të veprës penale”, në 2013 është arrestuar për “armëmbajtje pa leje”, në 2014 është akuzuar për “vjedhje”, “grabitje”, “zjarrvënie”, “falsifikim”, “armëmbajtje pa leje”, në 2022 është akuzuar për “vjedhje”, në 2023 është akuzuar për “grabitje” dhe “armëmbajtje pa leje” për dy grabitje me armë në dyqanet “AB SHOP & GO” në Palio Faliro dhe në 2024 është arrestuar për “shpërthim eksplozivi”, “prodhim dhe mbajtje të lëndëve eksplozive”, “zhvatje”, “armëmbajtje pa leje” dhe “dëmtim pasurie”.
  2. Geni Cato 37 vjec, rezulton i arrestuar në 2011 për “prishje të qetësisë në familje”, “hyrje dhe qëndrim i paligjshëm në Greqi”, “rezistencë ndaj policisë”, “falsifikim” dhe “shkelje të ligjit mbi emigrantët”, në 2012 është arrestuar për “vjedhje”, në 2013 është arrestuar për “armëmbajtje pa leje”, “tentativë vjedhje”, “vjedhje” rezistencë ndaj policisë” dhe “shkelje të ligjit mbi emigrantët”, në 2014 është arrestuar pasi ishte dënuar me 9 muaj burg për “armëmbajte pa leje”, “rezistencë ndaj policisë” dhe “shkelje të ligjit mbi emigrantët” dhe disa muaj më pas është arrestuar sërish për “organizatë kriminale”, “zhvatje”, “armëmbajtje pa leje”, “shkelje e ligjit mbi drogën”, “shkelje të ligjit për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit”, në 2015 është arrestuar për një dënim prej 2 vite burg për “dëshmi e rreme” dhe pas disa muajsh edhe për “vjedhje”, në 2017 është akuzuar për një vjedhje banese të kryer në 2015 dhe po në të njëjtin vit është akuzuar për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, në 2018 është arrestuar për “dëshmi të rreme”, në 2019 është arrestuar për “falsifikim dokumentash”, “falsifikim”, vjedhje”, “grabitje”, “armëmbajtje pa leje” dhe “shkelje të ligjit mbi drogën”, në 2020 është akuzuar për “armëmbajtje pa leje” dhe “shkelje të ligjit mbi drogën”, në 2022 është arrestuar për “shkelje të ligjit mbi drogën” dhe në 2024 për “shpërthim eksplozivi”, “prodhim dhe mbajtje të lëndëve eksplozive”, “dëmtim prone” dhe “armëmbajtje pa leje”.
  3. Marsel Stafaj 36 vjec, rezulton i arrestuar në 2006 për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, në 2013 për “shfrytëzim pa leje të biznesit” dhe “armëmbatje pa leje” dhe në 2024 për “organizatë kriminale” dhe “shkelje të ligjit mbi drogën”.
  4. Xhorxhi Gjoka alias Jorgo Gjoka 43 vjec, rezulton i arrestuar në 2000 dhe 2001 për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, në 2003 për “armëmbajtje pa leje” dhe në 2011 për “grabitje dhe krijim organizate kriminale” dhe “armëmbajtje pa leje”.