Ballina Shqiperia ime Ngjarjet dhe veprat penale te ndodhura ne Fier ne 24 oret e...

Ngjarjet dhe veprat penale te ndodhura ne Fier ne 24 oret e fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Policia Rrugore arrestoi shtetasit A. Z., 31 vjeç, banues në fshatin Hoxharë, dhe M. V., 67 vjeç, banues në fshatin Varibop, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. B., 44 vjeç, pasi ka goditur me send të fortë, një shtetas 25 vjeç, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, është paraqitur në spitalin e Lushnjës, në gjendje të rëndë shëndetësore, shtetasi S. K., 59 vjeç, banues në fshatin Dushk, i cili dyshohet se ka konsumuar fotoksinë. Pavarsisht ndihmës mjekësore, ky shtetas ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.