Drejtuesit e fushatës së Donald Trump thanë se do të shtohen masat e sigurisë, pasi ish presidenti u plagos nga të shtënat gjatë një mitingu të shtunën në Butler, Pensilvani.
Susie Wiles dhe Chris LaCivita u thanë stafit se “mbeten të tmerruar” nga sulmi, shkruan CNN.
“Ne dënojmë të gjitha format e dhunës dhe nuk do të tolerojmë retorikën e rrezikshme në mediat sociale”, theksuan ata.
Menaxherët e fushatës deklaruan se Konventa Kombëtare Republikane do të vazhdojë siç është planifikuar në Milwaukee.
“Në momente tragjedie dhe tmerri, ne duhet të jemi të vendosur në misionin tonë për të rizgjedhur Presidentin Trump”, thuhej ndër të tjera në deklaratën e tyre.