Zjarri në lartësitë e Malit te Gjerë po avancon në drejtim të qytetit të Gjirokastrës. Dhjetëra forca vullnetare dhe nga ushtria, policia e PMNZSH po ngjiten drejt Malit të Gjerë për të shuar zjarret.
Drejtoria PMZSH Bashkia Gjirokastër në orën 04.30 u nis për të ndërhyrë në shuarjen e vatrave të zjarrit që ndodhen në shpatin e Malit të Gjerë, të cilat po përparonin drejt qytetit të Gjirokastrës.
Më shumë se 11 forca të zjarrfikëses Gjirokastër, 34 forca vullnetare të Bashkisë Gjirokastër dhe 50 forca të ushtrisë po angazhohen në këtë aksion në shkallë të gjerë.
Në krye të këtij aksioni është vënë drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikësve te Shqipërisë Arben Cara.
Situata konsiderohet kritike.