Dy automjete janë djegur gjatë natës në qytetin e Durrësit.
Dy makinat të tipit “Benz” ishin parkuar pranë njëra-tjetrës tek ish-Uzina e Radios dhe Televizorëve.
Mësohet se një nga mjetet është e kryeinxhinierit të OSHEE, Arben Alushi.
Ashtu siç edhe shihet nga pamjet e siguruara nga BalkanWeb, pjesa e përparme e makinave është shkrumbuar, ndërkohë që ende nuk ka informacione në lidhje me shkaqet e ngjarjes, dhe nëse ajo është e qëllimshme apo jo.