Një 29-vjeçare ka ndërruar jetë këtë të hënë në Vlorë.
Sipas informacioneve nga Policia dyshohet se 29-vjeçarja ka rënë në kontakt me rrymën elektrike aksidentalisht dhe për pasojë ka humbur jetën.
Ngjarja është regjistruar në lagjen ’10 korriku’ në Vlorë në banesën e 29-vjeçares.
Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak/Sot, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në oborrin e banesës, shtetasja Xh. B., 29 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.