Pasi u publikua në media lajmin për kaosin e shkaktuar në autostradën Thumanë-Kashar, dhe trafikun kilometrik, është vendosur që të pezullohet pagesa e rrugës.
Aplikimi i pagesës ishte njoftuar të fillonte nga dita e sotme e në vazhdim, por në pamundësi për t’iu përgjigjur fluksit të madh të makinave, kompania e ka pezulluar.Raportohet se disa postera janë vendosur nga ana e kompanisë nëpër sportele ku thuhet se janë në fazë kolaudimi.