Partia Socialiste ka depozituar sot në Kuvend një projektligj në lidhje me ndryshimin në Kodin Zgjedhor.
“Në pamundësi të konsensusit me opozitën në grupin e dialogut, nisma e propozuar adreson vetëm reflektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të cilat janë detyrim për Kuvendin. Përcaktohen modalitetet që e bëjnë të zbatueshme votën e emigranteve që në zgjedhjet e ardhshme te vitit 2025. Gjithashtu, propozimi për formulën e re te përcaktimit te herësit ne ndarjen e mandateve brenda partise/koalicionit. Heresi sipas formules se re nuk do te jete me i madh se 7000 vota”, thuhet në njoftim.