Marine Le Pen, e cila bashkë-drejton Tubimin Kombëtar me Jordan Bardella, ka reaguar pas daljes së exit poll-eve.
Ajo sfidon, duke thënë se “fitorja e partisë së saj vetëm sa është vonuar” dhe ajo “e sheh fitoren të konfirmohet ditën e nesërme nisur nga shifrat e sotme”.
Le Pen, e cila ka kandiduar pa sukses për presidencën tre herë, tha gjithashtu se situata e presidentit Macron është e paqëndrueshme.Marine! Marine! Marine!”, brohorisnin mbështetësit e saj, ndërsa ajo u largua nga konferenca.
Nderkohe Kryeministri francez thotë se do të japë dorëheqjen!
Gabriel Attal, kryeministri dhe aleati i Macron, reagoi pas raundit të dytë të zgjedhjeve në Francë, duke thënë se të japë dorëheqjen pas rezultatit ku partia e tij renditet e dyta.
“Sonte asnjë nga ekstremet nuk mund të pretendojë shumicën… Të jesh kryeministër është nderi i jetës sime. Sonte, megjithëse Ansambli ka fituar trefishin e mandateve nga sa ishte parashikuar, ne nuk kemi shumicën, dhe kështu, nesër në mëngjes do t’i dorëzoj dorëheqjen Presidentit të Republikës”, ka deklaruar ai.