Përcillet sot për në banesën e fundit kolosi i letrave shqipe, Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta të hënën në moshën 88-vjeçare. Përcjellja e tij e përkohshme në varrezat e Tufinës, do të bëhet me pjesëmarrjen vetëm të familjarëve.
Në nder të Kadaresë, qeveria shpalli dy ditë zie kombëtare, 2 dhe 3 korrikun, ndërsa në kujtim të shkrimtarit sot do të mbahet një ceremoni zyrtare mortore dhe më pas do të përcillet për në banesën e fundit.
Ashtu siç ishte përcaktuar, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit u mbajtën homazhet publike për Kadarenë dhe një ceremoni shtetërore, ndërsa pritet që pas pak të nisë kortezhi për përcjelljen në varreza.Mes familjarëve, dashamirësve të artit të tij, ka pasur dhe figura të rëndësishme të politikës. Mes shumë figurave ishte dhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, Lulzim Basha, por dhe shumë personazhe të tjera.